Gjenden mbi shtatë kg marihuanë në pikën kufitare Qafë Prush

Gjenden mbi shtatë kg marihuanë në pikën kufitare Qafë Prush

Kronika July 30, 2021 - 15:44

Patrulla policore e pikës kufitare Qafë Prush, gjatë patrullimit në fshatin Zhub, ka gjetur sot shtatë qese najloni të mbushura me substancë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Sipas njoftimit të Policisë, pesha totale e shtatë qeseve ka qenë 7 kg e 507 gramë.

“Sipas procedurave të parapara, janë njoftuar edhe njësia kompetente nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, si dhe Prokurori i Shtetit pranë Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, i cila ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, nga Neni 267 i KPRK-së”, thuhet në njoftim. /Zëri