Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Prishtinë

Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Prishtinë

Kronika July 30, 2021 - 21:08

Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se mjekët emergjet kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën " Dëshmorët e Kombit" në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull rreth 60 vjeç”, tha Borovci.

Sipas tij, Policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit të rastit. /Zëri