Katër turistë rusë gjenden të pajetë në saunën e një hoteli në Kavajë

Katër turistë rusë gjenden të pajetë në saunën e një hoteli në Kavajë

Kronika October 15, 2021 - 23:33

Katër turistë rusë, dy burra dhe 2 gra janë gjetur të pajetë në një hotel në zonën e Qerretit, në Kavajë.

Sipas burimeve bëhet fjalë për një grup turistësh të cilët prej disa ditësh janë strehuar në një hotel në Qerret. 4 viktimat janë shkëputur nga grupi dhe pjesa tjetër i kanë kërkuar nëpër hotel, por i kanë gjetur brenda në sauna të asfiksuar.

Sipas dyshimeve paraprake, mendohet se kanë qëndruar më tepër se ç’duhet Brenda saunës.

Përmes një njoftimi zyrtar policia lokale bëri me dije se ngjarja është shënuar rreth orës 22:20 të së premtes në ambientet e saunës së një hoteli në Qerret të Kavajës, ku dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit rusë, K. S, 31 vjeçe; N. L, 58 vjeç; N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /euronews.al