Burri nga Istogu e gjen të vdekur në shtëpi gruan e tij
Kronika
December 02, 2021 - 10:42
Një burrë nga Istogu ka raportuar në Polici se dje kur ishte kthyer në shtëpi e kishte gjetur pa shenja jete bashkëshorten e tij.
Përmes raportit 24-orësh, Policia ka njoftuar se njësitë relevante policore dhe ndihma e shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga aty mjeku është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Sipas PK-së, rasti vazhdon të hetohet. /Zëri