Pejë: Një person gjendet i vdekur në ballkonin e banesës së tij

Pejë: Një person gjendet i vdekur në ballkonin e banesës së tij

Kronika June 23, 2022 - 08:46

Një person është gjetur i vdekur dje në ballkonin e banesës së tij, në Pejë.

Bëhet e ditur se njësitë relevante policore dhe një ekipi i ndihmës së shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar vdekja e viktimës.

“Në vendin e ngjarjes janë mbledhur provat që i shërbejnë hetimit të rastit, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri