Plagoset me armë një person në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Plagoset me armë një person në Prishtinë

Kronika June 25, 2022 - 16:06

Një person është plagosur me armë zjarri në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga policia, të plagosurit i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësorë, derisa në vendngjarje ka sekuestruar një revole, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

E gjitha ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, në rrugën “Rinia”.

Derisa janë arrestuar tre persona të përfshirë në këtë rast.

Më poshtë mund të gjeni njoftimin e plotë:

Sot rreth orës 03:00, është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Rinia” në Prishtinë.

Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit.

Ndërkohë që të plagosurit i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të tjera operativo-hetimore dhe atyre të ekzaminimit me ç’ rast në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar;

ëNjë revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast, si dhe

ëNjë copë fishek të kalibrit të njëjtë.

Thellimi i hetimit policor me synim , identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve ka rezultuar me kapjen e tyre nga ana e policisë dhe për rrjedhojë me aktvendim mbi ndalimin e personave të arrestuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit tre të dyshuarit e përfshirë në rast;

ëSh. S, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,ëA, A mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,ëS. A, mashkull, 30 vjeç, shtetas i huaj,ë janë dërguar në mbajtje në dyshimet për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe “Mbajtje në pronësi në kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.