Falë bashkëpunimit me qytetarët, Policia kap 7 migrantë të huaj në Prizren

Falë bashkëpunimit me qytetarët, Policia kap 7 migrantë të huaj në Prizren

Kronika June 26, 2022 - 14:58

Policia e Kosovës, konkretisht patrulla nga stacioni policor Alfa në Prizren, pas pranimit të

informacioneve relevante në bashkëpunim me qytetarë, sot rreth orës 09:40, ka ndaluar një automjet të dyshuar me tabela shqiptare dhe gjatë kontrollimit në brendësi të automjetit janë gjetur shtatë persona migrantë ilegal, shtetas të huaj.

“Një person i dyshuar, shtetas kosovar është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar edhe

policia kufitare në Vërmicë”, ka njoftuar Policia.

Lidhur me këtë janë njoftuar të gjitha njësitet e nevojshme policore, është kontaktuar Prokurori kujdestar dhe është marrë rekomandimi që rasti të adresohet në kompetencë të Njësitit të Migrimit për trajtim të mëtejmë të rastit sipas ligjeve në fuqi. /Zëri