Vërmicë: Nalohet autobusi i linjës Prishtinë-Tiranë, i gjenden medikamente të kontrabanduara [foto]

Vërmicë: Nalohet autobusi i linjës Prishtinë-Tiranë, i gjenden medikamente të kontrabanduara [foto]

Kronika August 11, 2022 - 09:40

Njësitet e Doganës së Kosovë kanë bërë të ditur se dje gjatë një operacioni në pikën kufitare ne Vërmicë kanë ndaluar një autobus të linjës Tiranë-Prishtinë, nën dyshimin se po barte mallra të kontrabanduara.

Bëhet e ditur se aty janë gjetur dhe sekuestura mallra të padeklaruara që përfshijnë:

Injeksione REVOLAX DEEP ëith LIDOCAINE – 60 copë

REVOLAX SUB-Q ëith LIDOCAINE – 60 copë

REVOLAX FINE ëith LIDOCAINE – 5 copë

Tableta Desinfektues të Klorit “Diversy Suma” Tab 1x300 – 16 pako

Xhama me dioptri të ndryshëm

“Të gjitha mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në komunikatë.

Fotografitë mund t’i shihni më poshtë:

Image
Image
Image
Image