Dy persona të maskuar dhunojnë një femër në Gjakovë

Dy persona të maskuar dhunojnë një femër në Gjakovë

Kronika October 05, 2022 - 08:55

Një rast i dhunimit është raportuar të martën në Polici.

Viktima femër ka raportuar në Polici se dy persona të dyshuar, të maskuar, me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe e kanë dhunuar seksualisht.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Pas hetimeve të zhvilluara, është identifikuar një i dyshuar kosovar, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri