Aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në grup terrorist, shkoi në Siri me gruan dhe vajzën e mitur

Aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në grup terrorist, shkoi në Siri me gruan dhe vajzën e mitur

Kronika October 07, 2022 - 15:55

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me iniciale H.S., për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, i pandehuri H.S., me paramendim dhe me dashje, si dhe me përgatitje paraprake së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e mitur ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës përmes aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë ka udhëtuar për në Stamboll – Turqi, raporton Zeri.info.

“Përmes lidhjeve të caktuara ka depërtuar në Siri me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS, e cila në këto vende ka qenë duke luftuar ku edhe është angazhuar si pjesëtarë i ISIS-it, si administrator në Byronë e ushtarëve të plagosur nën administrimin e ISIS-it, është financuar nga ISIS-i me shumën e të hollave prej nga 100 dollarëve në muaj duke bashkëpunuar edhe me eprorë dhe luftëtarë të ISIS-it”, thuhet në njoftim. /Zëri