I digjet sërish vetura private drejtorit të Auditimit të Brendshëm të SHSKUK-së
Foto: Ilustrim

I digjet sërish vetura private drejtorit të Auditimit të Brendshëm të SHSKUK-së

Kronika October 07, 2022 - 16:30

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm i është djegur vetura private.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Policia e Kosovës dhe zjarrëfikësit, raporton Zeri.info.

“Bordi Drejtues dhe drejtoria e SHSKUK-së shprehen të shqetësuar me këtë rast, meqë djegia e veturës së të njëjtit zyrtar ka ndodhur edhe para disa javësh dhe kërkojnë nga organet kompetente të hetojnë rastin në detaje”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se të njëjtit një veturë private i është djegur edhe javë më parë nga persona të panjohur. /Zëri