Vdes 51-vjeçari në Prizren pasi ra nga objekti ku po punonte

Vdes 51-vjeçari në Prizren pasi ra nga objekti ku po punonte

Kronika October 07, 2022 - 16:49

Një 51-vjeçar ka vdekur këtë të premte në Prizren, pasi ka rënë nga objekti ku ishte duke punuar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20 në periferi të Prizrenit.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka deklaruar Bytyqi.

Ai tutje ka bërë të ditur se policia është duke u marr me rastin, për të cilin është informuar edhe Inspektorati i Punës. Ndërsa, ka shtuar se nuk është arrestuar askush lidhur me rastin pasi viktima ka qenë vetë pronar i kompanisë ku ka punuar./telegrafi