Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

Kronika October 07, 2022 - 17:02

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Enis Vejhapit, 26-vjeçar i lindur në Mitrovicë.

Ai është i kërkuar për veprën penale “Prodhimi dhe vënja në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor”

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim. /Zëri