Vdes një gjimnaziste nga Skenderaji

Vdes një gjimnaziste nga Skenderaji

Kronika October 28, 2022 - 13:25

Një 16-vjeçare nga Mitrovica ka vdekur sot.

Lajmin e ka bërë të drejtori i gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen e nxënëses Fjolla Dervishi nga Skenderaji, e cila ishte nxënëse e këtij gjimnazi.

“E nderuara familja Dervishaj, nxënës dhe mësimdhënës të gjimnazit ‘Frang Bardhi’, me marrjen e lajmit sot në mëngjes për humbjen e jetës së vajzës suaj, nxënëses sonë Fjolla Dervishaj, ndihemi thellë të pikëlluar. Andaj, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për një zemër të mirë që ka pushuar së rrahuri, një shpirt engjëlli që u ngrit në qiell. Fjolla do të jetë përherë në kujtimet tona edhe pse jo fizikisht”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të gjimnazit.

Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura, ndërsa është njoftuar edhe nga familjarët se varrimi i 16-vjeçares do të bëhet sot. /Zëri