Ky është burri që dyshohet se vrau ish-gruan shtatzënë në QKUK

Ky është burri që dyshohet se vrau ish-gruan shtatzënë në QKUK

Kronika November 30, 2022 - 20:00

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur sonte në QKUK, ku një person dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë para objektit të Gjinekologjisë.

Burimet nga QKUK-ja bëjnë me dije se bëhet fjalë për H. M., 35-vjeçare, nga një fshat i Lipjanit.

Ndërkohë Sinjali ka mësuar se i dyshuari për këtë rast është Sokol H., i cili dyshohet se e ka qëlluar bashkëshorten me një plumb dhe më pas ka ikur.

Burimet nga Emergjenca bëjnë me dije se rastit tragjik i ka paraprirë një fjalosje mes tyre.