Graçanicë: Mijëra euro borxhe pasi qëndroi në hotel dhe s’pagoi, në pranga 22-vjeçarja

Graçanicë: Mijëra euro borxhe pasi qëndroi në hotel dhe s’pagoi, në pranga 22-vjeçarja

Kronika February 02, 2023 - 10:10

Një 22-vjeçare dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka shfrytëzuar shërbime hoteliere, duke iu shmangur pagesave të rregullta, vlera e të cilave arrin mijëra euro.

Pas hetimeve nga Policia, është identifikuar se e dyshuara është N.K., e cila është arrestuar nga Policia nën dyshimin e veprës penale “Vjedhje e shërbimeve”, transmeton Zeri.info.

“Ndërmarrja e veprime hetimore dhe veprime të tjera operative të kryera nga njësia e hetimeve të stacionit policor ‘Jugu’, në koordinim me prokurorin e Shtetit, ka rezultuar me identifikimin, si dhe arrestimin e të dyshuarës N. K., 22 vjeçe, femër, shtetase e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Bëhet e ditur gjithashtu se e dyshuari me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, i nxjerrë nga ana e prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor. /Zëri