Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro

Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro

Kronika March 20, 2023 - 16:33

Policia e Shtetit shqiptar ka bërë të ditur se është dënuar me afro 500 euro një 27-vjeçar nga Kosova në autostradën “Milot-Morinë”.

Sipas njoftimit ai voziti 197 km/orë dhe nuk e kishte vënë as rripin e sigurimit, raporton Zeri.info.

“Pas verifikimeve, rezultoi se 27-vjeçari nga Kosova e drejtonte mjetin, me shpejtësi 197 km/orë dhe pa vënë rripin e sigurimit. Për te dyja këto shkelje, konform Kodit Rrugor, ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 55 000 lekë të rinj”, thuhet ndër të tjera.

Sipas Policisë gjatë fundjavës në këtë zonë janë evidentuar dhe ndëshkuar me masat administrative përkatese:

357 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar. Për 41 prej tyre, është caktuar edhe sanksioni plotësues, pezullim i lejes së drejtimit;

70 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

3 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit.

Në të gjithë gjatësinë e autostradës “Milot-Morinë”, vijojnë kontrollet me makina inteligjente, radarë automatikë, dronë, kamera dhe alkool-testues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. /Zëri