Rrihen mes vete dy të burgosur në Dubravë
Foto: Zëri / Ilustrim

Rrihen mes vete dy të burgosur në Dubravë

Kronika March 21, 2023 - 10:02

Dy persona (të burgosur) si pasojë e një mosmarrëveshjeje janë rrahur në mes vete në Burgun e Dubravës.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 18:20, në Burgun e Dubravës.

Po ashtu, në raport bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti hapet si “Lëndim i lehtë trupor”.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje, janë rrahur në mes vete viktima mashkull kosovar dhe i dyshuari mashkull kosovar, të burgosur në Burgun e Dubravës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti hapet si më lart”, thuhet në raport.