Dogana ia konfiskon gati 30 mijë euro të padeklaruara një qytetari në Vërmicë

Dogana ia konfiskon gati 30 mijë euro të padeklaruara një qytetari në Vërmicë

Kronika March 21, 2023 - 14:33

Dogana e Kosovës njoftoi të martën se ka konfiskuar rreth 30 mijë euro në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, mjete këto monetare, të cilat ishin të padeklaruara.

Në njoftimin për media thuhet se në orët e mëngjesit, në këtë pikëkalim kufitar është paraqitur automjeti me targa të Republikës së Shqipërisë i drejtuar nga një shtetas shqiptar.

“Automjeti është ndaluar për kontroll dhe në pyetjen se a keni diçka të deklaroni, vozitësi ka deklaruar se nuk posedon asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me policin është bërë ekzaminimit fizik i automjetit”, thuhet në komunikatë.

Tutje, bëhet e ditur se gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 28 mijë e 650 eurove të padeklaruara.

“Mjetet monetare ishin të vendosura në çantën e brezit si dhe në çantën e laptopit të ndara në katër paketime. Rasti më tutje ka vazhduar për hetime, derisa është konfiskuar sasia e mjeteve monetare konform procedurave ligjore, respektivisht konform Nenit 33.5 te KDAK-së”, thuhet tutje në njoftim.

Image

Image