
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture, lëndohet një person
Kronika
March 21, 2023 - 15:35
Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti, i cili ka ndodhur sot rreth orës 14:20, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete.
“Sot rreth orës 14:20 në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, tha Ahmeti.