Arrestohet një person në Lipjan për posedim të substancave narkotike

Arrestohet një person në Lipjan për posedim të substancave narkotike

Kronika March 21, 2023 - 15:37

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan, pasi tek i njëjti kanë gjetur substanca narkotike.

“Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e shitblerjes së substancave narkotike. Një nga kontrollet është ndërmarrë sot rreth orës 09:00, në Lipjan”, thuhet në njoftim.

Më tej, Policia ka bërë të ditur se mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm është kryer një kontroll ndaj një personi të dyshuar, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar sasi e substancës narkotike.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, ndaj personit të dyshuar K.Sh, (mashkull) është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale ‘Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge’”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri