Prizrenasi 42-vjeçar goditet për vdekje nga një veturë

Prizrenasi 42-vjeçar goditet për vdekje nga një veturë

Kronika March 23, 2023 - 20:54

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në fshatin Randobravë të Prizrenit.

Policia ka konfirmuar se një këmbësor 42-vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë, ndërsa shoferi i dyshuar është ndaluar për 48 orë, raporton Zeri.info.

“Në ora 19:24 nga ekipi i urgjencës se qytetit të Prizrenit është marrë informata për një person të vdekur si rezultat i goditjes nga një automjet në lëvizje. Rasti ka ndodhë në fshatin Randobrave KK Prizren. Ekipet policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Viktima- këmbësori është mashkull 42 vjeçar. I dyshuari me urdhër të prokurorit ndalet për 48 orë në ndalim policor”, ka konfirmuar Policia e rajonit të Prizrenit. /Zëri