Në Leposaviq dy persona sulmojnë me armë zjarri një tjetër, ai përfundon në spital
Foto: Ilustrim

Në Leposaviq dy persona sulmojnë me armë zjarri një tjetër, ai përfundon në spital

Kronika March 24, 2023 - 09:45

Një person me lëndime në kokë dhe këmbë është paraqitur në Stacionin Policor Leposaviq dhe ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe me armë zjarri nga dy persona të dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 05:20, në Leposaviq, raporton Zeri.info.

“Leposaviq, 23.03.2023 - 05:20. Viktima mashkull kosovar, me lëndime në kokë dhe këmbë, është paraqitur në Stacionin Policor Leposaviq dhe ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe me armë zjarri nga dy persona të dyshuar. Viktima është dërguar në trajtim mjekësor, përderisa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, sipas njoftimit, bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore. /Zëri