Kërkohej nga gjykata, arrestohet një person në pikën kufitare në Jarinjë

Kërkohej nga gjykata, arrestohet një person në pikën kufitare në Jarinjë

Kronika June 09, 2023 - 09:14

Një person është arrestuar dje në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë. Policia ka njoftuar se arrestimi i tij është bërë me urdhëresë të gjykatës.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri