
Shpërthim në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, Policia jep detaje
Kronika
June 09, 2023 - 09:16
Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku kanë pësuar dëme materiale dy lokale që ndodhen aty.
Raportohet se lokaleve u janë dëmtuar xhamat. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas Zahitit, nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 03:20 është raportuar se në sheshin ‘Adem Jashari’ si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve dhe një dyqani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, tha ai.
Ende nuk dihen motivet e as autorët e sulmit.
