Ia grabiti telefonin një fëmije dhe e detyroi t’ia tregonte fjalëkalimin, një muaj paraburgim për ferizajasin

Ia grabiti telefonin një fëmije dhe e detyroi t’ia tregonte fjalëkalimin, një muaj paraburgim për ferizajasin

Kronika June 09, 2023 - 15:47

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.E., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitja”.

Gjykata ka njoftuar se pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri më 7 prill 2023, në një rrugë të qytetit të Ferizajt, me dashje dhe me përgatitje paraprake, së bashku edhe me të dyshuarin S.A., i cili akoma gjendet në arrati, me qëllim të përfitimi të kundërligjshëm pasuror për vete, kanë kryer grabitje në dëm të dëmtuarit – fëmijës A.M., në atë mënyrë që me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze për ta sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, fillimisht e detyrojnë të dëmtuarin që t`i nxjerrë të gjitha gjërat nga xhepat, më pastaj i pandehuri M. e godet një herë me grusht në gjoks, ia merr një telefon në vlerë prej 120 eurove dhe e detyron që t’ia tregojë edhe password-in e telefonit, duke i shkaktuar kështu dëm material në shumën prej njëqind e njëzet 120 eurove.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPRK- së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim. /Zëri