
Bastisje në Skenderaj, Policia konfiskon armë e municion
Kronika
June 09, 2023 - 16:11
Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në qytetin e Skenderajt, ku ka konfiskuar armë e municion.
Për këtë janë arrestuar dy persona, pasi atyre iu gjetën e konfiskuan dy pushkë automatike, katër karikatorë, 100 copë fishekë dhe disa pjesë të ndryshme të armëve, raporton Zeri.info.
Ky rezultat erdhi pas disa angazhimeve operative e hetimore, meqë të dyshuarit kishin ekspozuar armët në rrjetet sociale.
Bëhet e ditur se ata me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, kurse ndaj tyre është iniciuar rast për vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. /Zëri