Vdes në QKUK burri që u godit nga vetura në oborrin e shtëpisë së tij në Prizren

Vdes në QKUK burri që u godit nga vetura në oborrin e shtëpisë së tij në Prizren

Kronika June 10, 2023 - 10:19

Ka ndërruar jetë burri nga Prizreni që ishte duke u trajtuar në QKUK, pasi ishte goditur nga vetura në oborrin e tij.

Sipas PK-së vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, derisa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Sipas raportimeve të mediave rasti ka ardhur deri këtu pasi i ndjeri kishte harruar ta aktivizonte frerin e dorës në veturë. /Zëri