Policia jep detaje se si ndodhi ngjarja në veri ku mbeti i vrarë një rreshter policor

Policia jep detaje se si ndodhi ngjarja në veri ku mbeti i vrarë një rreshter policor

Kronika September 24, 2023 - 08:17

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me sulmin nga persona të armatosur në veri ku mbeti i vrarë një rreshter policor dhe një tjetër u plagos.

Sipas Policisë, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar, raporton Zeri.info.

Pas kësaj thuhet se njëstitet policore janë nisur në drejtim të lokacionit ku ishin vendosur këto bllokada, por që janë përballur me gjuatje nga shumë anë edhe me granata dore.

“Njësitet policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në komunikatë. /Zëri