Digjet një veturë në Leposaviq

Digjet një veturë në Leposaviq

Kronika September 26, 2023 - 10:34

Sot pas mesnate është djegur një veturë në Leposaviq.

Policia ka bërë të ditur se ankuesja femër kosovare ka raportuar se para shtëpisë së saj i është djegur vetura, pronë e bashkëshortit i saj, e njëjta po ashtu deklaron se në kohën e incidentit ka vërejtur dy persona me kapela, të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse për trajtim të rastit. Po ashtu në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kompetent, me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti i lartcekur. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim. /Zëri