Parandalohet edhe një rasti kontrabandës me mallra nga Maqedonia e Veriut

Parandalohet edhe një rasti kontrabandës me mallra nga Maqedonia e Veriut

Kronika September 28, 2023 - 16:31

Policia e Kosovës, respektivisht njësitë e Task Forcës, në kuadër të Policisë Kufitare – Lindje, me qëllim të luftimit dhe parandalimit të kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative, kanë intensifikuar angazhimet operative dhe ushtrimin e autorizimeve policore në terren, ku si rezultat është identifikuar një mjet i dyshuar/kombi pa targa, i cili është zënë në flagrancë duke hyrë ilegalisht nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës.

Policia ka njoftuar se pas ndalimit të mjetit të dyshuar nga ana e zyrtarëve policorë është legjitimuar drejtuesi i mjetit, i dyshuari mashkull kosovar, tek i cili gjatë kontrollimit të mjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar mallrat e dyshuara për kontrabandim, pa dokumente përkatëse.

Mallrat e dyshuara janë si në vijim:

ë 99 pako me nga 12 kg mjaltë,

ë 1188 copë kavanoz qelqi,

ë 100 pako me çajra për dobësim “Nerox”,

ë 200 pako me çajra “Detoxs”,

ë 300 copa sprej “Viga 150000”,

ë 100 kutia x12 copë ”Exellent Q7”,

ë 200 copa “Titan Gel”.

Lidhur me rastin me vendim të prokurorit kompetent është iniciuar rasti ‘kontrabandim me mallra’,

dhe malli i dyshuar për kontrabandim dërgohet në terminal doganor.

Image

Image

Image

Image