Vdes një person në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Vdes një person në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Kronika December 02, 2023 - 10:47

Një 52-vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje mëngjesin e sotëm duke u hedhur nga penda e fshatit Livoç.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilën kanë thënë se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, transmeton Zeri.info.

“Sot më datën 02.12.2023 rreth orës 06:30 kemi pranuar informacion se një person dyshohet të ketë kryer vetëvrasje duke u hedhur në ujë tek penda e fshatit Livoç.Nga vendi i ngjarjes raportohet se nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima mashkull i vitit të lindjes 1971 është pa shenja jete”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani. /Zëri