Vdes një grua në një aksident trafiku në Viti

Vdes një grua në një aksident trafiku në Viti

Kronika December 07, 2023 - 08:55

Një grua ka vdekur mbrëmë në një aksident trafiku si pasojë e humbjes së kontrollit mbi veturën që ajo po drejtonte.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 21:28, në fshatin Gërmovë të Vitisë, raporton Zeri.info.

“Fsh. Gërmovë - Viti / 06.12.2023 – 21:28. Një femër kosovare ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte, duke u përplasur frontalisht me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ku nga mjekët është konstatuar se ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri