Policia konfiskoi uniforma ushtarake dhe policore në një shtëpi në veri

Policia konfiskoi uniforma ushtarake dhe policore në një shtëpi në veri

Kronika December 07, 2023 - 09:32

Policia e Kosovës të mërkurën ka bastisur një shtëpi të pabanuar në Mitrovicën e Veriut.

Njësitë policore gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe konfiskuar disa uniforma ushtarake (një këmishë policore, tre palë pantallona ngjyrë të gjelbër ushtarake, pesë këmisha ushtarake, dy çanta të vogla dore, një palë pranga të plastikës dhe një shok bombë).

“Lidhur me rastin nuk raportohet për persona të dyshuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë, transmeton Zeri.info.

Po ashtu në një rast tjetër, po ashtu në Mitrovicën e Veriut, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një Sprey “Anti Dog –Pfeffer Sprey”.

“I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Zëri