Raportoi rrejshëm për grabitje, arrestohet prishtinasi

Raportoi rrejshëm për grabitje, arrestohet prishtinasi

Kronika December 08, 2023 - 13:57

Policia në rajonin e Prishtinës ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “Mashtrim”.

Policia ka njoftuar se më 28.11.2023, rreth orës 02:15, nga ankuesi rasti fillimisht ishte raportuar si vjedhje grabitqare. Ndërkohë që hetuesit e stacionit policor “Veriu”, në koordinim me prokurorin e Shtetit, kryen veprime hetimore dhe veprime të tjera operative, rezultoi që rasti të jetë mashtrim dhe jo siç ishte raportuar.

“I dyshuari u arrestua dje dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri