Policia parandalon dy gara ilegale të veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia parandalon dy gara ilegale të veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”

Kronika December 08, 2023 - 14:26

Policia ka parandaluar dy gara ilegale mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia ka njoftuar se Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë ka arritur të parandalojë garat e shpejtësisë me automjete në dy lokacione në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, afër hyrje-daljes në Mazgit dhe në hyrje-daljen në Trudë, transmeton Zeri.info.

Siç thuhet në njoftim, mbrëmë rreth orës 22:55 kanë hasur në disa automjete duke u përgatitur për gara shpejtësie me ç’rast është arritur të parandalohen garat ilegale, të cilat rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafik dhe ndaj shoferëve janë shqiptuar 14 gjoba. /Zëri