I riu që vdiq në aksidentin në Itali është fëmija i dytë i familjes Hoti që humb jetën në aksident brenda gjashtë muajve

I riu që vdiq në aksidentin në Itali është fëmija i dytë i familjes Hoti që humb jetën në aksident brenda gjashtë muajve

Kronika December 08, 2023 - 17:37

Tre të rinj kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur natën e 7 dhjetorit në Itali, në zonën Portogruaro.

Mes viktimave janë dy shqiptarë, Egli Gjeci me origjinë nga Shqipëria, Altin Hoti nga Kosova si dhe Giulia di Tillio e fejuara e këtij të fundit.

Të tre viktimat ishin në të 20-tat. Vajza 21-vjeçare e quajtur Giulia di Tillio me banim në Portogruaro dhe Egli Gjeci (26 vjeç) e Altin Hoti (22 vjeç), me origjinë shqiptare, të dy banues në Concordia Sagittaria.

Mediat italiane raportojnë se Hoti ishte drejtuesi i mjetit. Familja e të riut është tronditur nga humbja e tij, pasi në një aksident rrugor po në Portogruaro humbi muaj më parë djalin e vogël, 18-vjeçarin Admir Hoti.

Ai në maj të këtij viti ishte duke udhëtuar po ashtu me mjetin BMW, ku u përplas me një mjet tjetër. Përplasja ishte e rëndë dhe plagët e shumta për 18-vjeçari, i cili nuk ia doli të mbijetonte. /telegrafi