Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje [video]

Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje [video]

Kronika March 26, 2024 - 15:44

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në mesditë në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, ku si pasojë dyshohet se një person është plagosur me armë zjarri.

“Zëri” nga pamjet që ka siguruar nga vendi i ngjarjes shihet se aty ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për plagosjen që u bë sot në këtë rrugë.

Ahmeti ka konfirmuar për Zeri.info se sot rreth orës 13:40 Policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën "Haxhi Zeka"në Prishtinë.

“Menjëherë pas marrjes së informatës Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person.

“Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar (të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.

Pamjet e rastit të siguruara nga “Zëri” mund t’i gjeni më poshtë: