Një i vrarë dhe një femër e plagosur në Prishtinë

Një i vrarë dhe një femër e plagosur në Prishtinë

Kronika March 26, 2024 - 23:18

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur pas të shtënave me armë sonte në kryqytet.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë rreth orës 21:15, raporton Zeri.info.

Policia ka bërë të ditur se e plagosura është dërguar në QKUK.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë”.

“Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. /Zëri