Plagosje ditën, vrasje natën, prokuroria thotë se s’ka ende të arrestuar për rastet në Kolovicë

Plagosje ditën, vrasje natën, prokuroria thotë se s’ka ende të arrestuar për rastet në Kolovicë

Kronika March 27, 2024 - 14:17

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka thënë se ende nuk ka persona të arrestuar lidhur me vrasjen që ndodhi mbrëmë në Kolovicë.

“Janë duke u kryer hetime në mënyrë intensive në koordinimme policinë. Duhet të presim rezultate konkrete nga hetimet dhe të verifikohet nëse ka lidhshmëri mes këtyre dy rasteve”, tha Ulaj, për plagosjen që ndodhi gjatë paradites së djeshme në të njëjtën lagje, e në mbrëmje edhe vrasje.

“Hetimet kanë filluar të ndërmerren prej momentit kur rasti është lajmëruar. Deri më tani nuk kemi të arrestuar. Kemi identifikuar të dyshuarit dhe ata ndodhen në kërkim prej organeve të hetuesisë, po punohet intensivisht”, u shpreh Ulaj për Klan Kosova.

Gjatë paradites së djeshme, është raportuar për plagosje në lagjen Kolovica në Prishtinë, ndërkohë më vonë atje ndodhi edhe vrasje. Nga rasti i fundit në vendin e ngjarjes vdiq një person, ndërkohë gruaja e cila ishte kalimtare e rastit, ndërroi jetë sot në QKUK.