Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë, Policia nis hetimet
Foto: Zëri / Ilustrim

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë, Policia nis hetimet

Kronika March 28, 2024 - 10:26

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vdekjeve, që kanë ndodhur në Prishtinë gjatë ditës së mërkurë.

Sipas raportit të Policisë, thuhet se rasti i parë ka ndodhur në orën 6:40, ku një femër kosovare ka raportuar se në rrugë ka vërejtur në person të shtrirë.

Njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, mashkull kosovar.

Ndërkaq rasti i tjetër ka ndodhur rreth orës 13:00, ku në rrugë është gjetur i shtrirë viktima mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.