Gjendet e vdekur një grua në Dardhishtë të Obiliqit

Gjendet e vdekur një grua në Dardhishtë të Obiliqit

Kronika March 28, 2024 - 22:57

Një grua është gjetur e vdekur sonte në fshatin Dashishtë të Obiliqit.

Policia ka konfirmuar rastin, ndërsa kanë thënë se kanë nisur hetimet për rastin si vdekje e dyshimtë , raporton Zeri.info.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në fshatin Dardhishtë në Obiliq. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

Ai tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. /Zëri