Një person në Ferizaj i maskuar dhe nën kërcënimin e armës tentoi t’ia grabisë paratë një gruaje
Foto: Ilustrim

Një person në Ferizaj i maskuar dhe nën kërcënimin e armës tentoi t’ia grabisë paratë një gruaje

Kronika March 29, 2024 - 09:20

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në orën 09:40 në Ferizaj një grua ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, një person ka hyrë i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka depërtuar në vendin ku kryhen pagesat.

Ndërsa sipas njoftimit të Policisë thuhet se pasi nuk kishte para, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

“Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri