Policia gjen në trup të prishtinasit një pistoletë me gjashtë fishekë
Foto: Laura Hasani

Policia gjen në trup të prishtinasit një pistoletë me gjashtë fishekë

Kronika March 29, 2024 - 10:01

Policia e Kosovës gjatë kontrollit në trup të një personi ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 23:50, në rrugën “Robert Dolle”, në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Gjatë kontrollit në trup tek i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë copë fishekë. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri