Vidhet një veturë në Shtime, ankuesi pohon se e njeh hajnin
Foto: Ilustrim

Vidhet një veturë në Shtime, ankuesi pohon se e njeh hajnin

Kronika March 29, 2024 - 10:11

Një burrë ka njoftuar Policinë se, sipas tij, një i dyshuar, i njohur për ankuesin, dyshohet se ia ka vjedhur veturen e tij, e cila ka qenë e parkuar.

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 12:10, në Shtime, raporton Zeri.info.

“Shtime / 28.03.2024 – 12:10 . Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se sipas tij një i dyshuar mashkull kosovar (i njohur për ankuesin) dyshohet se i ka vjedhur veturën e tij, e cila ka qenë e parkuar. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri