Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj: Viktima ishte 21-vjeçare

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj: Viktima ishte 21-vjeçare

Kronika April 12, 2024 - 16:41

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen tragjike që ndodhi sot në Ferizaj, ku për pasojë mbeti e vdekur një grua, kurse një person tjetër ka mbetur i lënduar.

Sipas Policisë, viktima është 21-vjeçare dhe vdekjen e saj e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes, raporton Zeri.info.

I plagosuri është D.C, i moshës 15-vjeçare i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Bëhet e ditur se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

plagë trupore ka pësuar personi D.C ( M/K) i moshës 15

“Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit, hetuesit rajonal të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë identifikuar të dyshuarin V.A ( M/K) i moshës 36 vjeçar dhe menjëherë kanë rrethuar zonën përreth dhe pas një pune intensive në terren , në orën 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje dhe e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, për procedura tjera hetimore.

Hetuesit dhe krim teknikët rajonal janë në vendin e ngjarjes, të cilët janë duke e

ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim. /Zëri