Arrestohet burri në Pejë, që dyshohet se vrau gruan e tij
Foto:Ilustrim

Arrestohet burri në Pejë, që dyshohet se vrau gruan e tij

Kronika April 16, 2024 - 09:21

Është arrestuar burri i cili dyshohet se ka vrarë gruan e tij sot në mëngjes në banesën e tyre në Pejë.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Ai tha se është sekuestruar edhe arma, me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

“Kryeprokurori dhe prokurori i Krimeve të Rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme”, tha Nikçi.

Ai shtoi se janë në pritje të ekipit të Mjekësisë Ligjore për të marrë trupin e pajetë. /Zëri