![Ky është burri që dyshohet se vrau gruan e tij sot në Pejë](/uploads/zeri.info/images/2023/December/22/auto_auto_shiriti16939178341703232576.jpg)
Ky është burri që dyshohet se vrau gruan e tij sot në Pejë
Kronika
April 16, 2024 - 10:08
Një rast tragjik ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm, ku një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e tij, raporton gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se burri që dyshohet se vrau gruan e tij është Edmond Lajqi.
Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj, i cili njoftoi se i dyshuari është arrestuar.
Trupi i pajetë i viktimës akoma nuk është tërhequr nga vendi i ngjarjes.
Kurmehaj tha se ende s’dihen motivi dhe detajet e tjera.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/April/16/auto_photo-output-11713254964.webp)