Nesër varroset Gjyljeta Ukella, u vra nga bashkëshorti i saj
Kronika
April 16, 2024 - 18:55
Nesër i jepet lamtumira e fundit Gjyljeta Ukellës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Edmond Lajçi mëngjesin e së martës në Pejë.
Për varrimin, kanë njoftuar familjarët e 42-vjeçares.
“Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi.” Do te na mungosh gjithmone , do te kujtojme me mall Gjyljeta ti shpirt i bardhe”, thuhet në njoftimin e Shpat Ukellës.