Ferizajasi gjen dhe e dorëzon në Polici një portofol me para
foto: Ilustrim

Ferizajasi gjen dhe e dorëzon në Polici një portofol me para

Kronika April 21, 2024 - 09:15

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para të humbura.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se qytetari ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj, raportoj Zeri.info.

“Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 321.95 euro”.

“Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin A.Zejnullahu për gjestin e tij human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë”, thuhet në njoftimin e e Policisë. /Zëri